Bajrush Ymeri bëhet transparentë me zgjedhjet në LDK, informon për gjithçka
Gjilan – Derisa zgjedhjet në LDK në komunat tjera janë krejt të mbyllur dhe larg medieve kjo nuk po ndodhë me Bajrush Ymerin e Artanës i cili vazhdon të jetë transparentë dhe të informojë për çdo zhvillim që po ndodhë në degën e tij.
Bajrush Ymeri së bashku me ekipin e tij këtë vikend kanë mbajtur zgjedhjet në dy nëndegë, në Llabjan dhe Kosaqë ndërsa me kërkesë të përfaqësuesve të fshatit Kuvcë kuvendi është shty për 23 prill 2015.
Ymeri tha se në Llabjan pas një kuvendi të suksesshëm kryetar i nëndegës u zgjodh Kastriot Latifi ndërsa në Kosaqë kryesia e nëndegës vendosi ta ketë një mbledhje të posaçme për ta zgjedhë kryetarin e nëndegës.
Ymeri tha se me këto kuvende është tejet i kënaqur sepse po aderojnë dhe inkuadrohen kuadro e njerëz të dobishëm për LDK. “Kuadrot e reja po i japin gjak të ri LDK-së dhe ky fakt po më gëzon” tha Ymeri./rajonipress/


