Uji Dea

Bajrami: Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri, kthehemi në formë për Evropianin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht sërish në ndeshjen e dytë miqësore për këtë muaj.

Kuqezinjtë kësaj radhe u mposhtën nga Suedia me rezultat minimal 1-0, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Kili me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, mesfushori Nedim Bajrami ka folur për “SuperSport”, ku tha se do të kthehemi në Evropian.

Çfarë po ndodh me Shqipërinë e këtyre dy miqësoreve?

“Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë që nuk duhej të ndodhte. Edhe sot bëmë mirë, por u mposhtëm. Kishim më shumë raste dhe na vjen keq që humbëm”.

Mobi Casa

Goditjet nga jashtë zone duket se nuk po sjellin më rezultat…

“Kështu është futbolli, por shpresoj që të shënojmë në Evropian”.

“Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri. Më pëlqen më shumë të luaj si mesfushor pas sulmuesve, pra numër 10, por nëse Sylvinho do që të spostohem në krah, nuk ka problem për mua”.

Besoni që skuadra do të jetë në top formë në Evropian, me më shumë entuziazëm. A do ta kalojmë këtë moment delikat?

“Kemi kohë edhe tre muaj për Europianin dhe duhet të japim maksimumin nëpër klubet tona, për t’u rikthyer gati dhe në formën më të mire”. /Zëri