Fundamenti

Bajrami tregon vendimet e miratuara për disa kategori nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka aprovuar disa vendime në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021.Sipas njoftimit të publikuar në ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, janë ndarë 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuari, për kompensimin e dëmeve nga vërshimet, shuma për pagesën shtesë prej 30 euro për pensionet etj.

Postimi i plotë:–

6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e implementuar në fund të vitit 2020;–

1 milion euro për kompensimin e dëmeve të objekteve të banimit në Komunat e Kosovës të prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021; –

Hidromorava

1 milion euro mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;–

13.5 milionë euro për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021;–

7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021;–
1.6 milionë euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (COVID-19);–
8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajt janar-mars 2021

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.