HW

Bajrami thotë se s’ka shanse të bëhen të gjitha rritjet buxhetore me 78 milionë euro më shumë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës disa të dhëna, që sipas saj janë marrë nga statistikat e ASK-së, në lidhje me rritjen ekonomike dhe rritjen e inflacionit gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Sipas saj, Qeveria aktuale e ka marrë mandarin me 16 për qind rritje ekonomike, ndërsa sot sipas saj rritja ekonomike është dy për qind.

Ajo tha se buxheti është rritur në disa sektorë, por është ulur në disa organizata buxhetore, duke shtuar se s’ka shanse të bëhen të gjitha rritjet buxhetore me 78 milionë euro më shumë.

FIDANISHTJA

“Nga ASK-ja kjo është pamja e rritjes ekonomike të Kosovës për mandarin e Qeverisë së Kosovës. Me 16 për qind e kanë marrë dhe sot është në dy për qind. Dhe kjo e paraqet normën e inflacionit. Sigurisht kryeministri është shumë i zënë se dialogu ju është bërë prioritet numër një, këto po ia dorëzoj.

Ju thatë se keni rritur buxhetin, por i nderuar as një herë nuk e përmend se ku e keni ulur buxhetin. Buxheti, planifikim për vitin 2024, është ngritur me vetëm 2.3 për qind ose 78 milionë euro, andaj nuk ka shanse që të bëhen të gjitha këto rritje në përqindje prej 20-30 për qind e 50 për qind me 78 milionë euro, ka organizata buxhetore të cilave u është ulur buxheti”. /eo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.