Hidromorava

Bajrami thotë se përmirësimi i situatës me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike janë meritë e ish-qeverisë Hoti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po ndodh shumë më shpejtë se që është parashikuar, raporton Gazeta Express.

Për këtë ajo meritat ia atribuon ish-qeverisë Hoti.

Bajrami është shprehur se as rënia e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 e as rimëkëmbja ekonomike nuk është meritë e Qeverisë Kurti.

ARKATANA

“Me rënien e numrave të infektuarve është e pakuptueshme që të krenoheni aq shumë se nuk ka asnjë vendim e asnjë masë që ju të merrni merita. Nëse flasim për shifrat e majit, nuk ka masë ekonomike dhe vendim që efektet e saj do t’i krijonte menjëherë pas 1 muaji. Qeveria Kurti ka marrë mandatin më 22 mars dhe si mundeni të krenoheni me programin ekonomik. Ne bëmë çdo gjë që të mos ketë mbyllje totale. Rimëkëmbja po ndodh shumë më shpejt se që e kemi parashikuar, pikërisht për shkak të masave që kemi marrë”, ka theksuar ajo.

Tutje Bajrami ka thënë se ish-qeveria Hoti ka ndarë drejtpërdrejt mbi 285 milionë euro për qytetarët, bizneset e institucionet, por që Qeveria Kurti nuk ka marrë masa në këtë drejtim.

“Menjëherë pas marrjes së mandatit, ne kemi vazhduar me implementimin e masave. Në qeverinë e mëhershme janë nënshkruar disa marrëveshje. Vetëm gjatë vitit 2020 nga buxheti i Kosovës drejtpërdrejtë janë dhënë 285.5 milionë euro. 33.9 milionë euro në paga dhe shtesa, rreth 23.7 milionë në mallra dhe shërbime, 200 mijë euro në shpenzime komunale. Edhe ne do të kishim pasur dëshirë të jepnim më shumë por këto kanë qenë kapacitetet”, ka shtuar ajo./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.