Hidromorava

Bajrami thotë se Lajçak zbuloi një të fshehtë të BE’së kur kërkoi ndryshimin e Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshehtë të Bashkimit Evropian.

Bajrami thekson se tani kur korrigjimi i kufijve nuk kërkohet, Bashkimi Europian po e kërkon shpëtimin tek Asociacioni.

“Ai ka zbuluar fshehtësinë e BE’së në dialog. Haptazi po shihet se tani kompromisi nuk po kërkohet te ideja e korrigjimit të kufijve – tani po kërkohet shpëtimi te Asociacioni”, tha Bajrami.

Mobi Casa

“Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE’së se do të bëhet një trysni ndaj palës kosovare që ta pranojë një asociacion për ta arritur cakun – të ketë në dy anët lëshime dhe kompromise”, shtoi ai.

“Pala kosovare e ka të limituar procesin e dialogut. Asnjë lider i Kosovës nuk do të lejonte të shkelet Kushtetuta. Ne duhet shohim se ndoshta kemi bërë gabim që se kemi kryer asociacion para 5 vjetëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dashur që të përmbyllet kjo temë”, tha Bajrami për KlanKosova.

“Duke mos e bërë këtë, ne tash e kemi lënë në dorë të BE’së dhe ajo po shfrytëzon këtë. Ajo çfarë duhet bërë pala kosovare është sa më shpejt të hartojë statusin e asociacionit. Formimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar – duhet miratuar statuti dhe duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën”, tha Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.