Mobi Casa

Bajrami: Të zbatohen marrëveshjet, Shqipëria të heqë çmimin referent për pataten

/ 2 minuta lexim
HW

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovës dhe të heqë çmimin referent për pataten kosovare.

Në një reagim, Bajrami ka thënë se do të jenë të obliguar të veprojnë njësoj ndaj produkteve të Shqipërisë nëse Tirana nuk e heq çmimin referent të vendosur për pataten e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i plotë i Ministres Bajrami:

Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë në favor të zhvillimit ekonomik vetëm kur vendet nënshkruese zbatojnë ato drejt dhe duke respektuar partnerët e tyre. Prodhuesit e vendit tonë shpesh po përballen me barriera nga vendet fqinjë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme për ju dalë në mbrojtje prodhuesve dhe njerëzve të vyeshëm të vendit tonë.

FIDANISHTJA

Për rastin e patates tashmë kemi kontaktuar autoritetet shqiptare, kemi kërkuar largimin të menjëhershëm të çmimit referent.

Përndryshe, ne do të veprojmë njëjtë për produktet që Shqipëria eksporton në Kosovë.

Kam biseduar me Ministrin Hoti, Drejtorin e Doganave të Republikës së Kosovës dhe po punojmë të tejkalohet ky problem.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve.

Hykmete Bajrami,

Ministre, MTI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.