Hidromorava

Bajrami: Studentët të kërkojnë të drejtat e tyre bazuar në Statutin e UP’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka kërkuar nga studentët e UP’së të kërkojnë të drejtat e tyre duke u bazuar në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe të mos bëhen pengesë e mbarëvajtjes së procesit akademik në UP.

Lexojeni të plotë reagimin e Ministrisë së Arsimit

Komunikatë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami është duke përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit që cenojnë funksionimin e rregullt të njësive akademike dhe punës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Mobi Casa

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, konsideron që të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës janë të papranueshme dhe dëmtojnë interesat e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë inkurajon secilin student të Universitetit të Prishtinës që të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i realizojnë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës.

Studentët e Universitetit e kanë për obligim që të angazhohen dhe të veprojnë në interes të cilësisë akademike, prandaj, ju bëjmë thirrje që të gjitha kërkesat në interes të studentëve t’i realizojnë me dialog të arsyeshëm dhe përmes organeve të Universitetit. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë është e përkushtuar për të mbështetur të gjitha universitetet për zbatim të kritereve akademike, sistem të vlerave dhe të konkurrencës dhe ngritje të cilësisë së studimeve.

Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së arsimit të lartë evropian, shprehim përkushtimin e plotë për respektimin e autonomisë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.