Bajrami shënon në debutim

Emir Bajrami ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me Monacon. Mesfushori kosovar ka arritur të shënoj gol, në fitoren 2:0 ndaj ekipit turk Sivasspor, në një ndeshje miqësore.
Përfaqësuesi suedez e realizoi golin e parë të ekipit francez në minutën e 22-të nga gjuajtja e lirë, kurse golin e dytë për ekipin e Claudio Ranierit e realizoi futbollisti Eysseric.
Bajrami i ishte bashkuar ekipit nga liga e dytë franceze gjatë kësaj vere, pasi e la skuadrën holandeze Twente, ku nuk kishte hapësira të mjaftueshme.
Monacon e ka blerë një miliarder rus dhe synim i këtij klubi të njohur është rikthimi në Ligue 1, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë sezonin që shkoi.