UBT

Bajrami: Senati i UP-së, i politizuar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Senatorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë të politizuar dhe i përkasin grupeve të ndryshme të interesit. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë raportimit të martën në Komisionin Parlamentar për Arsim.

Ai duke folur për zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës (UP) ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i tij për kthimin në pozitën e rektorit të Ramadan Zejnullahut, i cili u shkarkua nga Këshilli Drejtues i këtij Universiteti.

United Hospital

Bajrami ka thënë se vendimet që ka marrë për kthimin në punë të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, dhe shkarkimin e kryesueses së Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, nuk janë të jashtëligjshme. Sipas tij, problemet në Universitet vijnë nga vetë senatorët që i përkasin grupeve të interesit.

Por, gjatë kësaj mbledhjeje ministri Bajrami është përballur me vërejtje nga kryetari i Komisionit Parlamentar, Nait Hasani. Ky i fundit i ka cilësuar vendimet e ministrit si ndërhyrje të politikës në autonominë e Universitetit, dhe madje jolegjitime./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.