ARKATANA

Bajrami: Seanca konstituive tregoi primitivizmin tonë para ndërkombëtarëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Arsim Bajrami, nënkryetar i PDK-së, në emisionin Interaktiv të KTV-së, është deklaruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë i pritshëm pasi që janë shënuar parregullsi gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Tani jemi të sigurt se jemi në rrugën e mirë dhe ky është momenti që të nisim ndërtimin e institucioneve shtetërore”, ka thënë Arsim Bajrami.

Ai ka thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga të gjithë.

ARKATANA

“Partitë opozitare kanë gabuar kur kanë formuar koalicionin paszgjedhor vetëm për ta stopuar “Thaçi 3””, ka thënë Bajrami, duke shtuar se vetëm koalicionet parazgjedhore mund të fitojnë shumicën.

Deputeti Bajrami ka thënë se koalicionet pazgjedhure nuk mund të formohen në seancën konstituive të Kuvendit. Kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur askund në botë.

Ai tha se ajo seancë ka treguar primitivizëm në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
© KOHA.net