17shkurt

Bajrami : Qeverisja komunale i dinë saktë kërkesat e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
17shkurt

Gjilan – Abdyl Bajrami zëvendëskryetar i Vitisë ka takuar mbi 13 fshatra të Vitisë ku është njohur me kërkesat e tyre të cilat kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën në rrugë, shkolla, ujësjellës dhe kanalizim.

Komuna e Vitisë paraprakisht aprovimit të buxhetit komunal për vitin 2013 ka marrë edhe opinionet e qytetarëve të Vitisë dhe të fshatrave të saj. Abdyl Bajrami zëvendëskryetar i Vitisë tha për rajonipress se në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët ka zhvilluar së bashku me drejtorin e financave dhe zyrtarët e tjerë mbi 13 takime nëpër fshatra të ndryshme të Vitisë.

Bajrami tha se është i kënaqur së pari me pjesëmarrjen e mirë dhe aktive të banorëve të fshatrave të Vitisë. “Më vije mirë që kemi pasur mundësi të dëgjojmë nga dora e parë nevojat dhe kërkesat e banorëve. Janë vizituar fshatrat Tërpezë, Beguncë, Ballancë, Pozharan, Radivojc, Gjylekar, Smirë, Remnikë, Stubëll, Sadovinë e Jerlive, Kabash, Binqë etj. Nga të gjitha këto takime e kontakte nga ana e banorëve kanë dominuar kërkesat për asfaltim të rrugëve, ndërtim të shkollave, ujësjellës, kanalizim, trotuare, dhe ndriçim publik” tha Bajrami.

Bajrami tha se komuna e Vitisë e ka të pamundur që vet të realizojë kërkesat e këtyre fshatrave, por e rëndësishme është që janë identifikuar të gjitha hallet dhe problemet e tyre dhe tani ne e dimë saktë adresën e kërkesave reale. Presim donacione edhe nga Qeveria dhe donatorët ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht po na përkrahin sidomos qeveria e Zvicrës, Austrisë dhe SHBA.

Bajrami tha se në të gjitha fshatrat ku ka marrë pjesë së pari i ka njoftuar ata me rrjedhjen e punëve në zbatimin e projekteve investive në komunën e Vitisë në vitin 2012. Gjithashtu përmes zyrtarëve tanë financiar atyre u është sqaruar edhe ana analitike për shpenzimet për subvencione në komunën e Vitisë për vitin 2012 si dhe kanë marrë përgjigje të qarta për kufijtë e projektit buxhetor të komunës së Vitisë për vitin 2013.

17shkurt

“Normalisht që si qeveri komunale i kemi njoftuar banorët edhe për llojet e granteve qeveritare dhe të hyrave tjera të komunës si dhe dallimin e tyre për shpenzimet për të ardhurat personale të punëtorëve , të administratës , të shëndetësisë dhe arsimit, për shpenzimet për mallra dhe shërbime , si dhe në mënyrë të veçantë janë trajtuar , subvencionet dhe projektet investive të komunës së Vitisë për vitin 2013” ka shtuar Bajrami.

Meqenëse fshatrat e Vitisë janë të njohura për prodhimet bujqësore shumë kërkesa të banorëve kemi pasur për rregullimin e rrugëve alternative në aftësimin e rrugëve bujqësore dhe shtruarjen e tyre me rërë.

Bajrami tha se nga shumë projekte ka veçuar kërkesën e banorëve për lidhjen mes fshatrave Zhegër-Stanqiq e cila shihet si arterie e mirë për të zhvilluar biznes edhe për fshatrat e Vitisë.

Sipas Bajramit takimet me banorët në fshatra i ka udhëhequr ai me ekipin e financave kurse në Beguncë dhe në Viti nga kryetari Nexhmedin Arifi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: