ARKATANA

Bajrami: Qeveria “Kurti 2” do ta keqpërdorë pakon e ringjalljes ekonomike, do t’i blejë votat gjatë fushatës elektorale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ridizajnimi i një pakoje të re që mundëson ringjalljen ekonomike të vendit, po shihet si mundësi për keqpërdorim të buxhetit nga ana e Qeverisë “Kurti 2” e që për qëllim ka blerjen e votave në prag të Zgjedhjeve Lokale 2021.

Kështu të paktën po konsideron ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami e cila ka ngritur këto shqetësime.

“Ajo çka ne druajmë, edhe sigurisht që do të ndodhë, po e them këtu në studion tuaj, dhe mbajë përgjegjësi për këtë deklaratë. Unë druaj që këta janë duke planifikuar që të gjitha këto miliona, t’i shpenzojnë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale,” – tha ajo.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë kishte njoftuar se rishikimi i buxhetit ia kishte mundësuar Qeverisë së tij që ta krijojë një pako të re e cila mundëson ringjalljen ekonomike të vendit, por nuk tregoj se kur do të nisë zbatimi i saj.

Mobi Casa

Kjo sipas Bajramit ia jep mundësinë Qeverisë “Kurti 2” që ta futë në zbatim në kohë të fushatës elektorale.

“Ajo çka po them është se pakoja për ringjalljen ekonomike, të fillojë të zbatohet në kohën e fushatës elektorale. Të shpërndahen subvencionet dhe të bëhen shtesat e fëmijëve, të paguhen lehonat, të kemi edhe ndonjë rritje ndoshta të pensioneve dhe të gjitha të tjerave. Kjo i bie që duke bërë gjëra të tilla në kohë të fushatës, në fakt ajo çfarë po bënë është që po e keqpërdorë buxhetin e shtetit për të blerë vota.” – tha Bajrami në ATV.

Kujtojmë që tri javë më parë, Qeveria e Kosovës ndau 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike, në kuadër të së cilës hyjnë edhe bonot e diasporës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pat treguar se kriteret, afatet dhe planet e operimit të masave për pakon e ringjalljes ekonomike do të procedoheshin sipas procedurave dhe vendimeve të veçanta nga ana e ministrisë që ai e drejton.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.