Uji Dea

Bajrami: Planifikimi do t’i bënte hajr edhe PDK-së, mision yni është bashkë planifikimi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Do të quhej një akuzë e mirë që kemi bërë ndonjë plan. Aq më tepër kur ne e kemi detyrë kushtetuese me planifiku. Më lehtë e kemi kështu se sa të akuzoheshim që nuk e kemi bërë detyrën. Pengesa në vazhdimësi kanë sjellë këta njerëz nën petkun e PDK-së, e që në këtë mënyrë i kanë kontribuar ndërtimit pa plan, besoj pa vetëdije ta kenë bërë këtë. Nuk kanë zgjedhë mënyra për të penguar proceset e planifikimit/ riplanifikimit në shumë raste të mëhershme, bile edhe në ato raste kur vetë kanë qenë pjesëmarrës ka thënë në reagimin e tij Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit në Gjilan, si përgjigje ndaj akuzave që kanë bërë këshilltar komunal të PDK-së.

“Ndoshta me pahir, por me krenari në fund që po bëjnë një gjë të tillë për qytetin. Ky rasti i fundit nuk na befason aq shumë dhe është për keqardhje ta bëjnë nën ombrellën e partisë. Vetëkënaqësi për ta është vetëm nëse u ndezë te autoriteti me ankesa të panumërta- një normë për ta. Ne i kemi dërguar mbi 23 ftesa vetëm në një plan përmes debateve publike (në çdo zonë) dhe shumë raste tjera në zyret tona pasi që DUPMM ka qenë e hapur gjithnjë por nuk janë dukur asnjëherë këta ekspertë. Krejt në fund tani edhe pengojnë Planin Zhvillimor Komunal dhe trendin e zhvillimeve sektoriale” ka saktësuar Bajrami.

Eco Higjiena

Bajrami ka thënë se dëme kanë sjellë për shkak të mos bashkëpunimit qoftë si qytetarë apo edhe si partiak të ofrojnë eksperiencën apo potencialin që e kanë.
“Krejt kontributi i tyre ka qenë për ndonjë “mëshirë” aty këtu për lejimin e ndonjë objekti pa leje, kinse është rast i rëndë, nuk ka mundësi etj. por që nuk janë toleruar. Për opinionin publik, në çdo plan hapësinor nëse lejohet ndryshimi/ revidimi i tyre për shkak të trendit të zhvillimit, do t’i bëjmë në vazhdimësi konform ligjit. Ftohen të gjithë qytetarët të shprehin interesin në vazhdimësi dhe ne do të punojmë në varësi të rregulloreve për përmbushjen e kërkesave. Mision yni është bashkë planifikimi” ka thënë Bajrami./rajonipress/