KKGJILAN

Bajrami: Plani zhvillimor komunal pasurohet edhe nga përvoja praktike e vendeve të rajonit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria e Urbanizmit ka organizuar punëtori për hartimin e draftit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale në Durrës. Punimet janë mbajtur ndaras në grupe pastaj edhe në sesione plenare ku janë ndërthurur të gjitha informatat mbi profilin ekzistues, janë ofruar ide dhe përvoja praktike të ndryshme nga rajoni të cilat do të merren parasysh në versionin përfundimtar të këtyre dy planeve bazike” tha Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit.

Nën përkujdesjen Drejtorisë së Urbanizmit së Gjilanit, është mbajtur punëtoria lidhur me hartimin e draftit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale (PZhK & HZK) të cilat do të jenë udhëzues për zhvillimin e qytetit për tetë vitet e ardhshme.

Në këtë punëtori sipas Bekim Bajramit, kanë marrë pjesë të gjitha drejtoritë komunale, kompanitë publike (KEDS, Hidromorava, Eco Higjiena, Post Telekomi), Ministria e Planifikimit Hapësinor, Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), njëherit edhe donatorët e hartimit të HZK-së dhe mbështetëse e punëtorisë, kompania punëkryese e të dy planeve INSI, ekspertë të jashtëm të planifikimit, shoqëria civile, ndërtues, artistë e përfaqësues tjerë nga Gjilani.

Mobi Casa

“Punimet janë mbajtur ndaras në grupe pastaj edhe në sesione plenare ku janë ndërthurur të gjitha informatat mbi profilin ekzistues, janë ofruar ide dhe përvoja praktike të ndryshme nga rajoni të cilat do të merren parasysh në versionin përfundimtar të këtyre dy planeve bazike” tha Bekim Bajrami.

“Vlen të theksohet rëndësia dhe pesha e kësaj punëtorie si dhe përgjegjësia e hartuesve për përpilimin sa më me kujdes pasi në këto plane vendosen kriteret e zhvillimit dhe përcaktimi i kapaciteteve të komunës në vazhdim” shtoj Bajrami./rajonipress/