Bajrami: Plani zhvillimor komunal do të hartohet në bashkëpunim me qytetarët dhe ekspertët

Gjilan – Komuna e Gjilanit është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) si dokument strategjik i planifikimit hapësinor për gjatë 8 viteve dhe Hartës Zonale e Komunës (HZK) si dokument i përcaktimit të kushteve të zhvillimit për 8 vitet e ardhshme. Këto dokumente përfshijnë tërë territorin e Komunës së Gjilanit thotë Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit
Bajrami tha se në këto takime janë ftuar si pjesë e hartimit të këtyre dy strategjive : Qytetarët , Grupet e interesit, OJQ-të, Shoqëritë Civile e të gjithë të interesuarit në këto takime për përcaktimin e të ardhmes më të mirë dhe të qëndrueshme e qytetit respektivisht komunës së Gjilanit.
“Këto takime kanë për qëllim zhvillimin, shtrirjen dhe planifikimin në të gjithë sektorët, ekonominë, infrastrukturën, ndërtimin, lidhjet nderkomunale. Shpresoj që nga këto takime të dëgjojëm përvojat e qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar që të kenë një qytet me standarde evropiane” tha Bajrami./rajonipress/