ARKATANA

Bajrami për Rashiqin: Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta për dikë që as hipotetikisht s’e njeh Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i partisë serbe të Kosovës, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, nuk ka shprehur gatishmëri që të njohë shtetin e Kosovës, në rast se një ditë ai do të bëhej president i Serbisë.

Në televizionin “Dukagjini”, ai u pyet për një skenar hipotetik kur në të ardhmen do të bëhej kreu i shtetit serb, se a do ta njihte shtetësinë e Kosovës, por ai tha: “Nuk e di”.

KKVITI

Për këtë ka reaguar shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kreu i LVV-së, Albin Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta e Kosovës për dikë që as hipotetikisht s’e njeh pavarësinë e vendit. Albin Kurti po kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të shkelin Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të bërë nënkryetar të Kuvendit një person i cili as hipotetikisht nuk e njeh Kosovën, sepse ajo është në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. Kaq sa i përket ”patriotizmit” të Albin Kurtit dhe partisë së tij”, shkroi Bajrami.

Nenad Rashiqi tash e dy herë po tenton që të zgjidhet nënkryetar i kuvendit nga pakicat serbe, por që në të dy rastet ka dështuar pasi mori vetëm 56 vota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.