Bajrami: PDK synon ta marrë përsipër në plotësi udhëheqjen e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, është shprehur i bindur se kryetari i ri, Kadri Veseli, do ta ruajë rolin prijës të partisë.
Bajrami ka thënë se mungesa e një kundërkandidati tregon se Veseli ka ndërtuar një karizëm të një lideri të guximshëm.
Në këtë kontest, ai ka thënë se gjithë anëtarësia e PDK’së beson se Veseli është njeriu i duhur për ta udhëhequr partinë.
Bajrami ka treguar në një intervistë për “Epokën e re” se PDK’ja ka tri synime strategjike në periudhën e ardhshme.
Synimi i parë është ta marrë përsipër në plotësi udhëheqjen e Kosovës, jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e ardhshëm.
Synimi i dytë i PDK’së është vazhdimi i profilizimit të saj si parti e qendrës së djathtë, kurse synimi i tretë i PDK’së, sipas Bajramit, do të jetë promovimi i demokracisë së brendshme.