Fundamenti

Bajrami pa familje, Ferdonije Qerkezi gjen ngushëllim tek vizitorët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Është lodhur nga vuajtjet e jetës por mirësia në fytyrën e sajë nuk mungon. Dyert i mban të hapura jo vetëm në rastin e festave.

E vizitoret në ditën e Bajramit i ndihmojnë sado pak që mos të ndihet e vetmuar. Është kjo Ferdonije Qerkezi nga Gjakova. Një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin e katër djemtë e saj.

Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohen kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë.

“Sot u kanë një ndjenjë e veçante pasi se kom pas familjen time të ngushtë. Sot u kanë ministrja Haxhiu me ka vizituar dhe kom pas vizitor të tjerë dhe nuk me kanë lenë vetë edhe pse jomë në zemër e vetmume. Shkojke burri u falke në xhami pastaj vike bojke bajram më krejt kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmume” ka rrëfyer, Ferdonije Qerkezi.

E rrethuar në një shtepi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundi, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardh më kujtimet e fjalët e familjareve që tashmë si ka pranë.

“Kom emocione vazhdimisht qona në mëngjes dhe kur bije në gjumi i kom fjalët e kujtimet qa kemi fol qa kemi bisedu. Me bien ndërmend familja ime e ngushtë më pas aferë”, ka thënë ajo.

United Hospital

Dhimbjen e vetminë thotë të ja hjekunë vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkoj jo vetëm në rastise festa.

“Ka vizitor kohë pas kohe vizitor që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që sjom e vetmume” ka shtuar Ferdonije Qerkezi.

E korridorin e shtëpisë e ka të mbushur më kujtime. Një lule e mbjellur nga dora e djalit të vogël, duket se kishte ngjallur shpresë për Ferdonijen.

’Kjo lule e ka mjell djali i vogël Edmondi, e kom ruajt dhe su tha gjith majsha ymyt që masi spo thahet lula edhe ai dot ë jetë i gjallë dakun por s’ndodhi ashtu. Edmondi i mbjelle lula por ti nuk erdhe”, ka theksuar ajo.

Ndonëse e lodhur nga jeta, Ferdonije Qerkezi, vazhdon të mbaj shprese që fati i të gjithë të pagjeturëve të zbardhët.

Ajo deri tash ka varrosur dy nga djemtë e sajë, përderisa trupat e dy të tjerëve dhe bashkëshortit nuk janë identifikuar ende.RTVD/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.