ARKATANA

Bajrami: Kurti ishte magjistar sa ishte në opozitë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se më e veçanta në seancën e Kuvendit për krizën energjetike të Kosovës ishte mosvotimi i mocionit për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ajo ka deklaruar se kjo ka ndodhur pasi deputetët e pozitës lëshuan sallën, sipas saj, kjo pikë do të hidhet në votim sërish në seancën e ardhshme.

“Deputetët e pozitës dolën jashtë për të pamundësuar votimin e kësaj rezolute. Mendoj se ata qëllimisht dolën për të mos lënë votimin e kësaj rezolute. Pati disa propozime nga ana e opozitës që qeveria do të duhej t’i merrte parasysh propozimet, besoj janë zgjidhje të mira për qytetarët”.

UBT

“Një ngritje në këtë mënyrë kaq ‘ad-hocke’ për qytetarët do të ishte e papërballueshme për shkak se në pushtet kemi një qeveri që është votuar nga 51 përqind e qytetarëve. Qeveria ka ardhur në pushtet, duke dhënë premtime që askush nuk do të mund t’i realizonte. Po shihet se tani as këta vetë nuk po mund t’i realizojnë”.

Bajrami ka deklaruar tutje se Kurti dhe kabineti i tij u shprehën më së miri se nuk janë magjistarë, sipas saj, ata kishin këtë dhunti kur ishin në opozitë.

“Ne nuk befasohemi me ndryshimin komplet të qëndrimit të tyre, nuk befasohemi nëse nuk do të mund t’i realizojnë premtimet e tyre, këtë e kemi parë në ditët e para të tyre. Do të thosha se qeverisja është sport i rëndë, kur të hysh aty nuk i ke krejt kompetencat, mandej mund të veprosh si janë rrethanat dhe faktorët që ndikojnë”, ka thënë Bajrami në KlanKosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.