United Hospital

Bajrami: Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar sot se ‘lufta kundër hajnave’ do të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare dhe pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, ata do të ndiqen deri në fund.

Bajrami, në një postim në Facebook ka përkujtuar se më 6 tetor, Guardia di Finanza bashkë me ambasadorin italian në Prishtinë Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare.

Në takim është diskutuar për një projekt mes Gurdia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, që do të financohej nga Bashkimi Evropian, e që për qëllim do të kishte bashkëpunimin në luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.

FIDANISHTJA

“Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë”, ka shkruar Bajrami, përcjell Telegrafi.

“Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherësh kam kërkuar nga ambasadori i BE-së Tomas Szunyog edhe mbështetjen financiare nga BE që Guardia di Finanza të auditojë Thesarin”, tha ajo.

“E kam thënë edhe një herë e përsëris edhe sot se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme VENDORE E NDËRKOMBËTARE pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund”, ka shkruar Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.