Fundamenti

Bajrami: Kosovës i mjaftojnë 120 deputetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka folur për rritjen eventuale të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se numri prej 120 deputetësh në legjislativin e vendit, është numër i mjaftueshëm dhe në përputhje me numrin e popullsisë së Republikës së Kosovës.

Bajrami tha për Telegrafin se edhe shtetet të cilat kanë numër më të madh të banorëve se Republika e Kosovës, si p.sh. Republika e Sllovenisë, në Parlamentin e saj kanë numër më të vogël të deputetëve sesa Parlamenti i Kosovës.

“Çfarëdo rritje e numrit të deputetëve, do ta prish ekuilibrin në Kuvend. Ky ekuilibër është vendosur mirë në atë që njihet si ‘diskriminim pozitiv’, ku pakicave iu është mundësuar një përfaqësim dinjitoz në legjislativin e vendit. Cilado rritje e numrit të deputetëve do ta prish këtë ekuilibër. Dhe, e quaj të panevojshme çfarëdo ndërhyrje në këtë drejtim. Çdo rritje e numrit të ligjvënësve do të kishte edhe implikime buxhetore, do të ndikonte në procesin e vendimmarrjes, do ta rriste shumicën e kualifikuar, do ta rriste shumicën e dyfishtë dhe do ta ndërronte komplet procesin e vendimmarrjes”.

ARKATANA

Sipas tij, numri prej 120 deputetëve është numër që i përgjigjet numrit të votuesve dhe numrit të partive politike.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar për media se Kuvendi i ardhshëm duhet t’i ketë 135 deputetë, 20 për pakicat, pesë për diasporën dhe 110 për t’u fituar në zgjedhje!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.