Mobi Casa

Bajrami: I kërkojmë ndjesë PDK-së që ne duhet të respektojmë ligjin e planifikimit hapësinor ngase kjo është e lejueshme dhe e detyrueshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është për keqardhje, por jo edhe befasues reagimi i radhës së degës së PDK apo disa individëve që po e shfrytëzojnë dhe manipulojnë këtë institucion kinse në emër të urbanizmit të mirëfilltë, por që në mënyrë direkte dhe me qëllim e pengojnë planifikimin dhe realizimin e planeve hapësinore të qytetit. I kërkojmë ndjesë PDK-së që ne duhet të respektojmë ligjin e planifikimit hapësinor ngase kjo është e lejueshme dhe e detyrueshme thotë në përgjigjen e tij adresuar PDK-së, Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit.

Reagimi i Bekim Bajramit

Shqetësimit të ngritur për këtë leje ndërtimore si dhe të gjitha të tjerat të lëshuara, DUPMM i ka dhënë konform planit hapësinor dominant (referuar rregullave të planifikimit) për shkak të mospërputhjes eventuale në mes niveleve të planeve hapësinore.

Mjaftë do të thuhej, një plan rregullues për një zonë por që në kohën e PDK-së qenkan bërë dy plane për të njëjtën zonë (Qendra 1 dhe Livadhet e Arapit) dhe që nuk përputhen me njëra tjetrën dhe gjejnë akoma krenari për anomali të tilla, këtë mund ta bëjë vetëm nënshkruesi i tyre.

Në fjalë të tjera menaxheri nuk e ka të kjartë sa ka planifikuar hollësishëm dhe si apo cili plan do të ishte aplikativ për trajtimin e kësaj zone. Këtë shqetësim e paska ngritur vetë përpiluesi i planeve që ka shkaktuar kaos urbanistik për shkak të mos vazhdimësisë së tyre, mos ndërlidhjes së tyre, gjersa me njërin plan ka paraparë rrugë ndërsa me tjetrin ndërtim e trasen në tjetër zonë.

Mobi Casa

Ndërsa gjendja më e komplikuar bëhet pasi ato plane, dyjat të miratuara të njëjtit nivel dhe kanë konflikt mes vete, por që nuk përputhen as me planin zhvillimor urban të nivelit më të lartë e që do të duhej të ishin në funksion të tij.

Thirrjeve të tyre në prokurori për këtë rast dhe të çdo aktit tjetër, DUPMM është e hapur dhe transparente për ofrimin e informatave dhe bazën e trajtimit të lëndëve. Normalisht do të japin llogari edhe këta individë të cilët nuk e arsyetuan angazhimin e tyre në vendin e punës për mos efikasitet në planifikim, mos bashkëpunim në punë duke e shfrytëzuar edhe pandeminë për zbavitje nëpër pushime gjersa kolegët e tyre janë përballur me punën permanente dhe rrezikun e infektimit me virus.

Në raste vendimet e këtyre zyrtarëve kanë qenë me ndikim negativ për institucionin poashtu edhe të dëmshme për palët.

Duket që këta individë kanë ndikuar në programin e PDK-së për mos lejimin e marrjes pjesë në planifikimin e qytetit- planin zhvillimor urban apo strategjinë kryesore të qytetit për periudhën në vazhdim duke mos iu përgjigjur mbi 53 ftesave për të marrë pjesë në planifikim. Apo është veçse moto e tyre mos respektimi i planeve hapësinore, por që kjo shpie në anarki urbane dhe ndërtim kaotik po aq sa janë planifikues apo zbatues të ligjit.
Në vazhdim ne si drejtori dhe komunë do të jemi së punuari edhe hartën zonale të komunës të cilën veç se janë në dijeni që do të punohet dhe i ftojmë prapë përmes këtij shkrimi për bashkë planifikim dhe ta bëjmë një plan të mirëfilltë e jo dy siç i kanë bërë për tërë zonën e qyteti të Gjilanit.

Nga një thënie e huazuar: çdo pjesë ka tendencë të bashkohet me tërësinë në mënyrë që të arrihet perfeksioni, andaj bëhuni pjesë e planifikimit./rajonipress/