Hidromorava

Bajrami flet për formën që po kalon te Sassuolo

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nedim Bajrami është transferuar këtë vit te Sassuolo pas disa viteve të kaluara te Empoli.

Mesfushori shqiptar po luan rregullisht, edhe pse ende nuk ka arritur formën më të mirë, atë që ishte vitin e kaluar te klubi toskan.

Ndaj Salernitanas, Bajrami ishte titullar dhe luajti 90 minuta ku Sassuolo u mposht me rezultat të thellë 3-0.

“E dimë që këtu në Salerno atmosfera është e nxehtë. E përgatitëm mirë ndeshjen gjatë javës, por pësuam shumë shpejt 2 gola. U munduam që të reagonim, por nuk arritëm që të gjenim rrugën e rrjetës”, tha Bajrami.

Hidromorava

Ai tutje ka folur edhe për pozicionin ku ndihet më mirë në fushë.

“Mund të luaj si në krah të majtë edhe në të djathtë, por ndihem më mirë në mesin e fushës. Zgjedhjet i takojnë trajnerit dhe unë do të bëj maksimumin sa herë që kërkohet ndihma ime”.

Krejt në fund ai foli edhe për formën që po kalon këtë edicion me fanellën e Sassuolos.

“I tillë është futbolli, e rëndësishme është që të jem i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe të stërvitem çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.