Bajrami: Draft buxheti i Vitisë është premtues

Gjilan – Abdyl Bajrami nënkryetar i Komunës së Vitisë tha për rajonipress se draft buxheti i komunës së Vitisë i cili pritet të aprovohet në seancën e radhës të Kuvendit komunal është mjaft premtues dhe i ndërtuar në bazë të propozimeve dhe prioriteteve që janë dhënë nënër diskutimet publike nga vet fshatrat dhe banorët.
Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) janë shqyrtuar me shumicë votash draft buxheti 2014 – 2016 si dhe propozimi për rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme si dhe ndryshimi dhe plotësimi i rregullores komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Pas shqyrtimit të këtyre pikave nga anëtarët e këtij komiteti ato me ndryshime dhe plotësime janë votuar që të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Abdyl Bajrami nënkryetar i komunës së Vitisë tha për rajonipress se draft buxheti i komunës së Vitisë i cili pritet të aprovohet në seancën e radhës së Kuvendit komunal është mjaft premtues dhe i ndërtuar në bazë të propozimeve dhe prioriteteve që janë dhënë nëpër diskutimet publike nga vet fshatrat dhe banorët.
”Unë besoj se ky draft do të kalojë në seancën e Kuvendit sepse është i ndërtuar në bazë të diskutimeve publike. Buxheti është premtues dhe janë evidentuar të gjitha prioritetet edhe të fshatrave edhe të zonës urbane” tha Bajrami./rajonipress/