Bajrami dorëzohet, mafia forcon kontrollin në tregun e naftës

Burimi i gazetës nga MTI-ja ka njoftuar se sistemi mafioz, që me vite të tëra është instaluar në këtë ministri, edhe tash, në kohën kur këtë ministri po e drejton Hykmete Bajrami, nuk po lejon që derivatet e naftës të kontrollohen.
Republika e pompave të benzinës
Monopole dhe në kontrollin e cilësisë
Burimi i gazetës nga MTI-ja ka njoftuar se sistemi mafioz, që me vite të tëra është instaluar në këtë ministri, edhe tash, në kohën kur këtë ministri po e drejton Hykmete Bajrami, nuk po lejon që derivatet e naftës të kontrollohen.
Analistë të ekonomisë , drejtues të Shoqatës së Naftëtarëve dhe përfaqësues të spektrit ambientalist, e kanë akuzuar kreun e tashëm të MTI-së, ministren Hykmete Bajrami, se ajo me gjithë premtimet e bëra, kur e mori detyrën, ka dështuar në tërësi që të vendosë rregull te cilësia e derivateve të naftës që po futet në Kosovë.
Sipas tyre, Bajrami, që e nisi mandatin furishëm, sapo hasi në interesat oligarkike e politike në këtë fushë u step.
Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të MTI-së lidhur me këto akuza ndaj ministres, zyrtarët e tyre nuk kanë kthyer përgjigje konkrete, përveç një komenti paragjykues për pyetjet e gazetës.
Ndërsa, deputeti opozitar, Lahi Brahimaj (AAK), thotë se kur e mori detyrën ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, pati bërë premtime të mëdha, por arsyeja e vërtetë se përse ajo u ndal pas një kohe duket se qëndron tek interesat e përbashkëta të partnerëve të koalicionit, LDK-PDK. Sipas deputetit, është faji i krerëve aktualë të MTI-së që lejohet në treg naftë e dobët, e cila ka pasoja në vetura dhe në ambient./kosova sot/