Bajrami: Cilësia në arsim arrihet vetëm me mësimdhënës të përgatitur
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha të enjten në Kuvend se ngritja e cilësisë në arsim bëhet vetëm duke krijuar mësimdhënës të përgatitur.
Ai tha se mësimdhënësit akoma janë konservatorë, ndërsa tha se është esenciale të krijohen mësimdhënës të përgatitura.
Ministri i Arsimit tha se secili shtet serioz ka parasysh se kush duhet të jetë mësimdhënës.
Bajrami tha se janë duke bërë reformë të thellë për krijimin e politikave shtetërore për mësimdhënës. /Telegrafi/


