ARKATANA

Bajrami akuzohet për kontrabandim të Ligjit të derivateve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i MTI-së punon sipas interesave të mafisë së naftës. Shoqata akuzon për cenim të konkurrencës së lirë

Me hyrjen në fuqi të ligjit, nëse votohet ashtu siç e ka propozuar MTI-ja, atëherë të drejtë për të importuar kanë vetëm 13 kompani që kanë deponi, ndërsa kompanitë e tjera nuk do të kenë ligjërisht mundësi importi. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, është ankuar se ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, po punon në ruajtjen e monopoleve

Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve dyshojnë se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po tenton që të “kontrabandojë” Ligjin e derivateve të naftës.

Hidromorava

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, duke folur për gazetën “Kosova Sot”, të hënën, është ankuar se ministrja e MTI-së është duke punuar për një grup të vogël të bizneseve që merren me shitjen dhe importin e derivateve të naftës, duke i favorizuar kësisoj kompanitë kryesore që edhe ashtu e kanë monopolin në shitjen e derivateve të naftës në vend.

Sipas tij bëhet fjalë për kompanitë “Al -Petroll”, “Hib-Petroll ” dhe njëmbëdhjetë kompani të tjera që janë më të fortat në Kosovë sa i përket importit të derivateve të naftës. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës për Informim të MTI-së, zyrtarët e tyre nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje lidhur me këto akuza në adresë të ministres Bajrami. Ndërsa, zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Visar Bajraktari, që ka qenë kryesuesi i grupit punues për hartimin e këtyre ndryshimeve, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për gazetën për synimet që i ka ministrja e MTI-së, e cila sipas naftëtarëve po synon që të kthejë në fuqi ligjin e ish-ministrit të MTIsë, Bujar Dugolli, që i favorizon monopolet në sektorin e derivateve të naftës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.