Bajramaj nderohet me çmimin e lartë dhe përfundon në spital!

Fatmirja po vuan pasojat e një lëndimi të ligamenteve ndërsa të premten është nderuar me Medaljen për Merita të NRW
Fatmire „Lira” Bajramaj kishte planifikuar që pushimet e dimrit t`i kalonte në një vend me diell por në vend të kësaj ajo do të detyrohet të “kënaqet” me një qëndrim në spital.
Futbollistja më e mirë e Gjermanisë, e cila luan për FFC Frankfurt, po vuan pasojat e një lëndimi të ligamenteve që ka pësuar në muajin shtator, në ndeshjen kundër skuadrës “Turbine Potsdam”.
Një periudhë e konsiderueshme kohe në një klinikë rehabilitimi do t`i nevojitet asaj për të qenë e gatshme që në sezonin pranveror të paraqitet në fushën e gjelbër.
Por, shqiptarja 24 vjeçe nga Kosova do ta tejkalojë këtë fatkeqësi më lehtë se sa mund të mendohej. Jo më larg se të premten që shkoi, ajo është nderuar me Medaljen për Merita nga Republika Nordrhein Westfallen. Mirënjohja e cila, krahas “çmimit shtetëror” është më e larta në këtë land asaj i është ndarë nga kryeministrja e landit, Hannelore Kraft.
Angazhimi i Fatmires për fëmijët dhe të rinjtë e margjinalizuar nga shoqëria dhe mbështetja për projekte të ndryshme të integrimit, kanë qenë motivet për të cilat ajo ka merituar “Medaljen për Merita”.
Nga viti 2010 Fatmirja është amabsadore e „Vitit Evropian kundër varfërisë dhe përjashtimit social. Veç kësaj, ajo është angazhuar gjatë gjithë kohës kundër përhapjes së HIV-it dhe AIDS-it në Afrikë dhe ka mbështetur organizatën himaitare që ndohmon fëmijët „Worldvision”.(albinfo)