Uji Dea

Bajram Rexhepi i kënaqur me klimën ndëretnike në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ministri Bajram Rexhepi të premten ka vizituar drejtorinë rajonale të Gjilanit ku ka takuar Shaban Azizin zëvendëskomandant. Rexhepi tha se është i kënaqur me shkallën e ultë të krimit, por tha se Gjykatat po shqiptojnë dënime të ulëta të cilat po e rrisnin numrin e recidivistëve.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi të premten ka vizituar komandën e policisë rajonale në Gjilan. Shaban Azizi zëvendëskomandant i policisë rajonale e ka njoftuar Rexhepin me të gjitha zhvillimet në këtë regjion.

Azizi tha se në Anamoravë ka rënie të krimit edhe pse jemi të shqetësuar me vjedhjet dhe konkretisht me personat recidivista. Azizi tha se Gjykatat po shqiptojnë dënime të ulëta. Edhe kontrabanda sipas tij ka qenë më e theksuar, por tani ka një rënie derisa tha se persona të huaj sidomos nga Maqedonia që kanë mësyrë Kosovën tani ka më pak.

FIDANISHTJA

Azizi tha se policia e Gjilanit ka raporte e kontakte të mira edhe me pikat kufitare në “Dheu i Bardhë” dhe Myqibabë.

Kurse Bajram Rexhepi tha se është i inkurajuar me punën e mirë të policisë së Gjilanit..”Po më vije mirë që situata e sigurisë në Gjilan dhe Anamoravë është e qetë dhe po shoh që ka më pak krime. Realisht vjedhjet-hajnia është në rritje dhe kjo është tepër shqetësuese dhe kjo po vije si rezultat edhe i dënimeve të ulëta të Gjykatësve për atë edhe kemi numër të madh të recidivistëve. Gjyqësori duhet të jetë më aktiv” tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se në Gjilan ka edhe një klimë të mirë ndëretnike dhe ka porositur policinë e Gjilanit që të jen më syqen edhe në kohën kur vijnë mërgimtarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.