Uji Dea

Bajram Rexhepi dëshmon në rastin e Oliver Ivanoviqit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është njëri nga ata që ka dhënë dëshmi para prokurorëve në procesin e mbledhjes së provave ndaj Oliver Ivanoviqit.

Ministri Rexhepi ka thënë për lajmi.net se ka dhënë një dëshmi rreth rolit politik të Ivanoviqit në kohën e pasluftës.

“Kam dhënë një dëshmi për rolin politik të Oliver Ivanoviqit. Nuk kam qenë dëshmitar okular i vrasjeve”, ka thënë Rexhepi për lajmi.net.

FIDANISHTJA

Ai thotë se nuk pret që të ftohet nga Prokuroria që të dëshmojë gjatë procesit gjyqësor që pritet të fillojë, në rast se ndaj Ivanoviqit ngritet aktakuzë.

Në ditët e trazirave të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, në të cilat u vranë mbi 10 civilë shqiptarë, Oliver Ivanoviq ishte lideri kryesor i serbëve të asaj pjese, ndërsa Bajram Rexhepi ishte Kryetar i Mitrovicës, i emëruar menjëherë pas luftës nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

Ivanoviq akuzohet për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, por edhe për vrasjen e shqiptarëve në ato ditët e vitit 2000, kur shqiptarët u përzunë nga lagje të tëra të Veriut të Mitrovicës.