FIDANISHTJA

Bajram Kosumi letër ngushëllimi për vdekjen e Arben Dërmakut

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me dhembje te madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut. Shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij, kolegëve të punës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Gjilanit, miqve, dashamirëve dhe komunitetit të ekonomistëve të Kosovës.

Arben Dërmaku ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Është autor i disa librave nga fusha e ekonomisë, shumë punimeve shkencore dhe pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Një kontribut të veçantë e ka dhënë dhe në fushën e edukimit: ka mentoruar dy kandidatë në doktoratë dhe mbi pesëdhjetë kandidatë në tema masteri.

Kontribut të madh ka dhënë në themelimin dh në ngritjen e universitetit publik në Gjilan: ka qenë kryetar i Këshillit për Themelimin e Universitetit Publik në Gjilan në vitin 2013, ushtrues detyre i Rektorit deri në vitin 2014 dhe anëtar i Këshillit Drejtues të këtij universiteti deri në vitin 2017.

Uji Dea

Ai ka qenë edhe nxitës i reformimit dhe modernizimit të arsimit të lartë në Kosovë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Vdekja e hershme e ndau nga mesi ynë, por kontributi dhe rezultati i punës së tij do të vazhdojë te zhvillohet me ne.

Me respekt,
Bajram Kosumi
Rektori i UKZ-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.