Uji Dea

Bajram Kadriu: Si e trajtova rastin e Gjorgje Martinoviqit

/ 8 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Edhe pse kanë kaluar 30 vite nga një ngjarje që ka tronditur ish Jugosllavinë në kohët më të vështira, me që isha i kyçur nga aspekti profesional dhe kombëtarë, kujtimet më janë ende të freskëta, për rastin e Gjorgje Martinoviqit. Ky rast, nga politika dhe propaganda serbe e atyre viteve konsiderohej si pika më e lartë kinse e dhunës së shqiptareve ndaj serbeve shprehet Bajram Kadriu. Lexoni se si reagoj Bajram Kadriu ndaj makinerisë dhe propagandës serbe në atë kohë, si arriti të zbulojë rastin e inskenuar nga Gjorgje Martinoviq në Livoq, kush qëndronte mbrapa këtij rasti dhe kush thoshte se shqiptarët janë njerëz të sëmurë, si reagoj komandanti i Armatës Jugosllave, kush erdhi me helikopter nga Beogradi për ta ndryshuar procesverbalin e vendit të ngjarjes, si e bindi Bajram Kadriu, Gjorgje Martinoviqin që të flas dhe të incizohet ku tregon ngjarjen e vërtetë, si reagoj kirurgu gjilanas Remzi Aliu. Lexoni edhe momente e zhvillime interesante nga rrëfimi i ish gjyqtarit të asaj kohe Bajram Kadriut.

Kadriu kujton se shtypi i Beogradit dhe e tërë makineria e saj nëpër botë kanë tentuar që këtë rast ta sensibilizojnë, duke i paraqitur shqiptarët popull mizor dhe johuman ndaj serbeve dhe jetës së tyre me shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, në tërë këtë propagandë të Serbisë, unë në cilësi të Gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, isha i guximshëm që të konstatoj dhe ta mbroj të vërtetën dhe t`i dali zot profesionit kujton Kadriu.

Më datën 1 maj 1985, Gjorgje Martinoviq, atëherë punëtorë i Armatës popullore te Jugosllavisë, kishte dalur të punonte ne arën e tij të lëvruar në lagjen “Popovica” në Gjilan, duke mbjellur pasul. Me që në atë javë isha kujdestarë në cilësi të gjyqtarit, më ftuan policia që të dalë në vendin e ngjarjes, nga se po flitej kinse dikush nga shqiptarët, gjerë sa ka qenë Gjorgje Martinoviq duke mbjellur pasul, ia kanë futur në anus një shishe të xhamit, duke i shkaktuar mundim dhe gjakderdhje, i cili pas ngjarjes i kishte marrë sendet me vete dhe atë shatin dhe thesin me pasul të mbetur dhe ka arritur në Spitalin e Gjilanit.

Kur kam arritur me organet policore në vendin e ngjarjes, duke qenë në distancë më tepër se 10 metra, vërejtëm një dru të hollë të ngulur në tokë dhe disa pjesë të thyera të shishes, dhe konstatuam që në këtë pjesë të arës në afërsi të këtij druri dhe pjesëve të mbetura të shishes nuk kishte ndonjë gjurmë të këmbëve tjera përpos gjurmëve të këmbëve të vet personit që kishe kryer këtë vepër vandal.

Pra, nuk kishte gjurmë ose shenja të personave tjerë, përpos këmbëve të Martinoviqit. Për ta konstatuar realisht gjendjen faktike, në cilësi të gjyqtarit kam kërkuar që të bëhet incizimi i vendit të ngjarjes edhe me fotografim kolor, por meqë policia e Gjilanit nuk posedonte aparat për fotografim kolor, kam kërkuar nga policia që të kërkon nga policia e Prishtinës që ta fotografon vendin e ngjarjes në kolor. Gjerë sa unë si gjyqtar qëndrova dhe e përpilova procesverbalin me shkrim mbi shikimin e vendit të ngjarjes, kanë arritur policia nga Prishtina dhe në bazë të udhëzimeve të mia në detale, në teknikë kolor e kanë fotografuar vendin e ngjarjes.

Kërkesa e ime për të ftuar ekipin e policisë nga Prishtina ka qenë që procesverbali i shikimit të vendit të ngjarjes dhe incizimi i vendit të ngjarjes të jetë në nivel sa më të lartë profesional me që nga momenti i arritjes në vendin e ngjarjes kam dyshuar se kjo do të përdoret si propagandë për kinse të dhunës së shqiptarëve ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të Armatës Jugosllave dhe do të ketë përpjekje për t`i shtrembëruar provat dhe faktet.

Me gjithë trysnitë politike, unë e kam hartuar procesverbalin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë dyshim për prezencën e personave tjerë në vendin e ngjarjes dhe duke vërtetuar pa mëdyshje se Gjorgje Martinoviq vet e kishte futur shishen në anus, e cila ishte thyer dhe fundi i shishes nuk kishte qenë prezent ne vendin e ngjarjes, ku më vonë nga mjekët kemi kuptuar se fundi i shishes i kishte mbetur në zorrën e trashë.

I njëjti me të arritur në Spitalin e Gjilanit, e ka pranuar mjeku kujdestar kirurgu Remzi Aliu dhe mjeku Lubisha Petronijeviq gjinekolog, u informuam që këta dy mjek janë grindur rreth ndërhyrjes kirurgjike.

Kirurgu Aliu udhëzon që pacienti të dërgohet në operim në Spitalin e Prishtinës, ndërsa mjeku Petronijeviq ka insistuar që pacienti me helikopter të dërgohet në Spitalin e Shkupit.

Megjithatë Martinoviq është dërguar në operim në Spitalin e Prishtinës.
Unë, në cilësi të gjyqtarit kam kontaktuar edhe me mjekun në Spitalin e Prishtinës, dhe të njëjtin e kam pyetur për vlerësimin e tij profesional, mjeku serb më tha “këtë akt mundë ta bëjnë vetëm njerëzit e sëmurë”.

Mobi Casa

Unë, si gjyqtar e kisha të qartë që propaganda serbe do të fillonte të na sulmonte kinse jemi duke e fshehur të vërtetën e rastit Martinoviq. Komiteti komunal kishte marrë veprime duke dërguar aktivistë nëpër fshatra për t`ju shpjeguar ngjarjes se kinse shqiptarët i kishin futur shishen në anus një qytetari serb punëtorë i armatës jugosllave, dhe me qëllim të informimit të drejt të opinionit kam kontaktuar me gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës dhe i kam informuar drejt për rastin, për çka edhe kjo është transmetuar.

Më pas unë si gjyqtar dhe Halit Rexhepi si shef i policisë jemi ftuar në Komitetin Komunal në Gjilan, duke na thënë se ju të gjykatës keni konstatuar ndryshe, e ne ndryshe, dhe vazhdimisht insistonin që të ndryshohet gjendja faktike. Pasi nuk patën sukses politikanët, i kanë dërguar aktivistët në teren që ta informojnë popullatën se Martinoviqi vetë e kishte kryer këtë akt të shëmtuar.

Ma pas vazhduan presionet e hetuesve special nga Nishi e Beogradi.
Pas këtij konstatimi nga vendi i ngjarjes, më kanë ftuar organet policore të Gjilanit që të takohem me një ekip nga Nishi (të cilët ishin ardhur me helikopter) për të dalë prapë në vendin e ngjarjes, por, unë kam refuzuar këtë kërkesë, duke u arsyetuar se është bërë
shikimi i vendit të ngjarjes, kam hartuar procesverbalin dhe nga koha e ngjarjes, ka mundë të manipulohet me vendin e ngjarjes.

E njëjta kërkesë i është bërë edhe zv. Prokurorit Gradimir Propoviq, por i njëjti nuk kishte dalë në vendin e ngjarjes me arsyetim se ishte kryer shikimi i vendit të ngjarjes në procedurë të rregullt. Këtij zv. prokuror si rezultat i mos dëgjueshmërisë i ka rënë kredibiliteti dhe më nuk është zgjedhur për prokuror.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Komandantit të Kazermës Ushtarake të Gjilanit – Novak Ivanoviq, ku ishte punëtor Gjorgje Martinoviq, i cili kishte deklaruar se do ta vras çdo shqiptar që afrohet afër kazermës. Të njëjtit ia kemi shpjeguar të vërtetën e rastin, dhe vendosem që ta incizojmë bisedën e Gjorgje Martinoviqit në dhomë të spitalit, ku ai vet e pranon gjatë bisedës me Novak Ivanoviqin se vet e kishte futur shishen në anus, por kishte kërkuar që për këtë mos të kuptoj bashkëshortja e tij. Atëherë edhe Novakoviq u bind për të vërtetën.

Edhe pas kësaj, kanë vazhduar presionet nga Beogradi, ku në Gjilan kishte ardhë edhe Kryeprokurori Federativ dhe kishte bërë presion që të ndryshohet qëndrimi me qëllim që “të qetësohet Qarshija e Beogradit”, mirëpo edhe kryeprokurori nuk arrin që të na bindë për hetimin e një procesverbali tjetër. Procesverbali im ka mbetur procesverbal zyrtar.

Me që te ne nuk arritën të falsifikojnë asgjë, Armata kishte falsifikuar ekspertizën mjekoligjore, kinse me dhunë i është futur Martinoviqit shishja në anus.
Ne kemi urdhëruar që të bastiset edhe shtëpia e Martinoviqit, ku aty është gjetur vendi ku e kishte prerë drurin e hollë, në të cilin e kishte vendosur shishen dhe thikën me të cilën e kishte prerë. Pantollonat e të njëjtin nuk kanë qenë të zhytura dhe pullat dhe patenti kanë qenë ta pa dëmtuara, çka eliminon çdo mundësi të veprimit të dhunshëm nga persona tjerë.

Beogradi ka vazhduar më propagandë, janë shkruar libra – Sluqaj Martinoviq, i autorit Svetislav Spasojeviq, janë organizuar ekspozita, ku piktori Miqa Popoviq ka marrë titullin piktor akademik me pikturën ku ka paraqitur shqiptarët me plisa në kokë duke ia future shishën Martinoviqit.

Ka pasur fjalë se Beogradi ka tentuar që këtë rast ta shfrytëzojë si pretekst për të vendosur regjim ushtarak në Kosovë ka kujtuar pos tjerash Bajram Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.