GRANDEMALL

Bajram Isufi, zhvillon takim me komandantin e Policisë për parandalimin e prerësve ilegalë të pyjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi së bashku me udhëheqësin e sektorit të Pylltarisë, Kujtim Shahiqi, janë takuar me komandantin e Stacionit të Policisë, Agim Lipovica, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit reciprok për parandalimin e keqpërdoruesve, përkatësisht prerësve ilegalë të pyjeve.

Në takim janë dakorduar që të hartohen plane të përbashkëta të cilat do të kenë cak bartësit ilegalë të pyjeve, prerësit ilegalë dhe shitësit ilegalë.

“Pyjet janë pasuri nacionale dhe si të tilla duhet kujdesur për to, duhet të merren të gjitha masat rreth parandalimin të prerësve ilegalë të pyjeve tona. Pa një bashkëpunim të mirë me institucionet relevante siç është policia shtetit do të ishte e pamundur të kemi rezultate pozitive”, ka thënë Isufi.

Fundamenti

Komandanti i Stacionit të Policisë, Agim Lipovica, është shprehur i gatshëm të ofrojë çdo lloj asistence që nevojitet për sektorin e Pylltarisë me qëllim të parandalimit dhe ndalimit të prerjes ilegale të pyjeve.

“Do të mundohemi që në çdo mënyrë të parandalojmë këtë dukuri dhe fenomen negativ”, tha Lipovica.

Nga viti 2010, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (Nr. 03/L-040), komunat kanë edhe kompetenca të deleguara nga ana e Agjencisë e të cilat ndërlidhen me mbrojtjen e pyjeve dhe lëshimin e lejeve për prerjen e pyjeve publike dhe private./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.