Fundamenti

Bajram Hasani: Zëri i gjilanasve do të dëgjohet fuqishëm në Parlament

/ 10 minuta lexim

Gjilan – Nisma për Kosovën ka hapur fushatën parazgjedhore në Gjilan. Nga Gjilani kandidatët për deputetë nga kjo parti kanë bërë thirrje që të votohet Nisma për Kosovën. Kandidati për deputetë nga kjo parti, Bajram Hasani, njëherit edhe kryetar i degës së Nismës në Gjilan, ka kërkuar votën e qytetarëve.

Ai në një fjalë rasti tha se Nisma për Kosovën do të bëjë ndryshimin e madh elektoral. Hasani po ashtu tha se është koha për fitoren e kësaj partie. Ai po ashtu tha se Gjilani deri më tani është lënë anash nga instancat e shtetit. Me fitoren e Nismas, Hasani tha se më Gjilani nuk do të lihet pas dore. Ai premtoi se zëri i fuqishëm i qytetarëve të Gjilanit do të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“ Të gjithë ju që jeni këtu sot jeni të vetëdijshëm se është koha për ndryshime, është koha për fitoren e NISMËS. Ju e keni përjetuar në lëkurën tuaj lënien anash të qytetit tonë dhe rajonit të Anamoravës në përgjithësi. Në Gjilan e Anamoravë është investuar shumë pak. Ju qytetarë të dashur nuk duhet të lejoni më që rajoni ynë të mbetet një zorrë qorre. E keni mundësinë që zëri i Gjilanit e Anamoravës të dëgjohet edhe më fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Është koha që ta ndalojmë këtë trend dhe tu themi jo atyre që në panë vetëm si vota dhe u kujtuan për Gjilanin, Kamenicën e Vitinë vetëm në kohë fushatash”, tha Hasani.

Më tej Hasani tha se 11 qershori do të tregoj fitoren e Nismas për Kosovës.

Fjala e plotë e kandidatit për deputet Bajram Hasanit:

Qytetarë të dashur të Gjilanit, anëtarë e simpatizant të NISMA për Kosovën, mirë se keni ardhur në hapje të fushatës sonë në Gjilan. Është kënaqësi të jesh sot para jush dhe të prezantojmë dhe shpalosim programin e NISMA për Kosovën.

Të gjithë ju që jeni këtu sot jeni të vetëdijshëm se është koha për ndryshime, është koha për fitoren e NISMËS. Ju e keni përjetuar në lëkurën tuaj lënien anash të qytetit tonë dhe rajonit të Anamoravës në përgjithësi. Në Gjilan e Anamoravë është investuar shumë pak. Ju qytetarë të dashur nuk duhet të lejoni më që rajoni ynë të mbetet një zorrë qorre. E keni mundësinë që zëri i Gjilanit e Anamoravës të dëgjohet edhe më fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Është koha që ta ndalojmë këtë trend dhe tu themi jo atyre që në panë vetëm si vota dhe u kujtuan për Gjilanin, Kamenicën e Vitinë vetëm në kohë fushatash.

Gjilanit e Kosovës sot më shumë se kurrë i duhet implementimi i programit të NISMA’s, program ky që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës tuaj. Ne nuk kemi premtuar kurrë shumë. Edhe kësaj radhe do t’i premtojmë vetëm ato që jemi të sigurt se do t’i realizojmë brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, pjesë e së cilës do të jetë edhe NISMA.

Ne qe katër vite kemi hulumtuar shumë, kemi bërë vizita nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës, ku kemi kuptuar cilat janë hallet dhe shqetësimet tuaja.

Planin tonë zhvillimor e kemi ndërtuar duke u bazuar në ato që ju shqetësojnë dhe kemi ardhur te një ide se cka duhet të bëjmë konkretisht pas 11 qershorit. E këto brenga tuajat janë janë edhe prioritete të NISMËS.

NISMA ka dalë me disa prioritete të cilat besojmë se do ta ndryshojnë vendin. Kosovës i duhen reforma të reja për t’i dhënë një drejtim të ri vendit tonë.

Sot sipas statistikave në Kosovë janë 25 mijë familje që nuk kanë asnjë të punësuar që përkthyer në numra i bie që janë 107 mijë veta të cilët nuk marrin asnjë pagë nga shteti dhe jetojnë me ndihma sociale. Këtyre 25 mijë familjeve duhet tu jepet mundësi e barabartë. Nuk do të lejojmë që në Kosovë të ketë familje që nuk e kanë asnjë të punësuar.

Uji Dea

Gjithashtu Kosova ka potenciale të zhvillimit bujqësor dhe ne do ta bëjmë këtë potencial të lëviz. Për katër vitet e ardhshme do të shkojmë me 400 mijë euro investim direkt në bujqësi.

Gjithashtu kemi parashikuar që të krijojmë një fond të vetëpunësimit. Ne do të krijojmë një pilot program që quhet vetëpunsim. Ky fond është studiuar mirë dhe ky projekt i përshtatet mirë Kosovës. Me vetëpunësim nënkuptojmë kur dikush kish ka ide kreative për biznesin por nuk ka para për ta zhvilluar idenë e tij. Dhe ne synojmë që shteti tu jap mundësi këtyre të rinjve të konkurrojnë me një biznes plan dhe ne t’i ndihmojmë për ta realizuar atë.

Nevojë tjetër emergjente janë reformat në arsim. Sepse pa arsim cilësor nuk mund të kemi ekonomi të zhvilluar. Ju vet jeni dëshmitarë për rezultatet e dobëta në arsim. Vitin e kaluar prej rezultateve të testit PISA e pamë që vendi ynë për kah cilësia rangohet kah fundi. Ne nuk do të shkojmë vetëm në ndërtim të objekteve por synojmë reformë të thellë. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë arsimit profesional. Do t’i bëjmë shkollat profesionale shumë atraktive për të rinjtë tanë. Sepse neve nuk na duhen vetëm ekonomistë e jurist. Kosovës i duhen edhe murator të mirë, elektricist të mirë, rrobaqepës të mirë.

Rëndësi e vecantë do t’i kushtohet edhe krijimit të bizneseve të vogla dhe atyre të mesme, por edhe mbështetje për bizneset ekzistuese.

Domosdoshmëri e ditëve tona është edhe reformimi i sistemit shëndetësor. Shëndetësia e Kosovës është në gjendje të mjerueshme. Shumë shpesh ka mungesë edhe të barnave esenciale. Nuk ka trajtim të mirë as të pacientit dhe as të mjekut.

Qytetarëve të Kosovës nëse kanë një problem pak më të vështirë shëndetësor u duhet të shkojnë për trajtim fillimisht në klinikat private në rajon e më pas edhe nëpër botë. Çka nëse një pacient nuk ka kushte që të shkojë jashtë vendit. A ta lëmë atë të vdes sepse nuk ka mundësi trajtimi diku jashtë?

Prandaj e theksoj edhe një herë, me NISMËN në qeveri spitalet tona do të ofrojnë trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë për të gjithë.

Një Kosovë të zhvilluar mund ta bëjë vetëm bashkimi i fuqive. E fuqia është bashkuar tashme në koalicionin PDK-AAK-NISMA. Në këtë koalicion janë bashkuar liderët më të fuqishëm të vendit, njerëzit që ishin çdo herë në krye të proceseve në momentet më të rëndësishme të vendit tonë.

Në këtë koalicion janë bashkëdyzuar programet e tri partive tona që besojmë do të sjellin më të mirë për Kosovën. Kombinimi i këtyre programeve do të na mundësojë që t’i arrijmë të gjithë objektivat tona për një mandat katër vjeçar.

Andaj sot, kërkoj votën tuaj për numrin 12, kërkoj votën tuaj për Fillimin e Ri. Më 11 qershor kur të të jeni para kutive të votimit, mendohuni mirë dhe vendosni për ata që i dhanë shumë këtij vendi dhe vazhdojnë t’i japim ende.

Më 11 qershor mendoni se kujt do të ja jepni votën tuaj. Dhe do të bindeni që zëri juaj në Parlamentin e Kosovës do të dëgjohet duke votuar numrin 22 në listën e Fillimit të Ri dhe në përgjithësi listën e NISMA për Kosovën.

Mund të ju interesoj: