Eko Higjiena

Bajram Dërmaku zgjidhet kryetar i PDK-së në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të fshehta, kryetar i Degës u zgjodh Bajram Dërmaku.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Kamenicë, po ashtu, zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë aktivistët dhe strukturat e PDK-së për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Komunës së Kamenicës. “Zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë, për liderët e Dekadës së Re dëshmojnë unitetin e partisë, demokracinë e brendshme dhe përkushtimin për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. PDK po e zhvillon dhe modernizon vetveten për ta modernizuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Mobi Casa

Edhe nënkryetari Bajrush Xhemajli dhe zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Bunjaku, folën në Kamenicë për nevojën e shtimit të punës së strukturave të reja për ta fuqizuar PDK-në dhe për t’ia kthyer perspektivën rajonit të Anamoravës.

Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës, Emin Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë aktivistët e PDK-së për punën e deritashme./rajonipress/