“Bajram Curri” nga Shurdhani bëhet me parkun e fëmijëve
Gjilan – Edukatorja e shkollës “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan, Valentina Jashari në bashkëpunim me kryqin e kuq, Shqipe Hoti kanë fituar projektin për rregullimin e parkut të fëmijëve parashkollor në shkollën “Bajram Curri” të Shurdhanit me vendosjen e lodrave në park.
Sipas Valentina Jasharit projekti është përkrahur nga KFOR-i italian MSU Carabinier Col. Francesco Maria Chiaravalloti, App. Livio Bellone dhe Mar. Cap Bruno Ravenda, drejtoria e shërbimeve publike na ka përkrahur me rërë për vendosjen e lodrave.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësues nga drejtoria e arsimit Gjilan, kryqi i kuq i Kosovës, përfaqësues të fshatit, nxënës, etj.
Drejtori i shkollës, Qemajl Ramadani i ka falënderuar duke ua ka dhenë nga një mirënjohje, po ashtu edukatorja Valentina i ka falënderuar KFOR-in në emër të fëmijëve pasi që fëmijët e kësaj ane do të ndihen të barabartë me fëmijët e zonave urbane në mënyrë që ky bashkëpunim me KFOR-in italian MSU të jetë vazhdimësi e projekteve të tjera./rajonipress/


