HW

Bajraktari për prokurorin që ishte gardian në Hagë: Dyshime për mungesë transparence dhe paanshmërie

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se njëri nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, i cili më parë ka shërbyer si gardian, ngjall dyshime për mungesë transparence nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Bajraktari theksoi se mungesa e transparencës në emërimin e këtij prokurori është shqetësuese dhe bie ndesh me kërkesat ligjore për pavarësi dhe paanshmëri.

“Prej elementeve që kanë karakterizuar në vazhdimësi procesin e Dhomave të Specializuara ka qenë mungesa e transparencës dhe në këtë drejtim vlerësoj që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qenë e detyruar të jetë më transparente në raport me procedurën e emërimit të personit në fjalë. Për të ushtruar një funksion të tillë, natyrisht duhet të ketë diplomë përkatëse, pastaj edhe përvojën e nevojshme, të cilën nuk e dimë nëse personi në fjalë e plotëson”, deklaroi Bajraktari për EO.

Sipas tij, kontakti i mëparshëm i këtij prokurori me të akuzuarit mund të ndikojë në kredibilitetin e procesit dhe në ushtrimin objektiv të detyrës.

HW

“Për më tepër, referuar dispozitave të Ligjit për Dhomat e Specializuara, saktësisht nenit 36, në rastin e fillimit apo parafillimit të punës, gjyqtarët dhe prokurorët detyrohen të nënshkruajnë një deklaratë solemne, përmes së cilës zotohen se punën e tyre do ta kryejnë me përkushtim, objektivitet dhe paanshmëri”, theksoi ai për EO.

Avokati shtoi se kjo situatë krijon dyshime të theksuara për paanshmëri dhe cenon besimin në drejtësinë e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Në bindjen time, sa i përket personit në fjalë, lehtësisht mund të kontestohet fakti se i njëjti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me persona që aktualisht po përballen me një proces të padrejtë. Emërimi i tij në këtë pozitë është një proces që ngre dyshime të theksuara për kredibilitetin dhe mundësinë që ai të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”, shtoi avokati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.