Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol

A po shkelet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari?
Kjo pyetje ishte temë diskutimi në “Rubikon” të Klan Kosova, ku avokati Ardian Bajraktari thotë se Dehari po sillet më shumë si kryetar i parlamentit, sesa kryesues i seancës konstituive.
“Seanca konstituive dallon esencialisht nga seancat e rregullta, dhe se kryesuesi nuk ka mandat për të ndërhyrë, kryesuesi është i detyruar të ndjek një logjikë, me ndjek një rregull që është i përcaktuar”, tha avokati.
Derisa avokati u pyet se a ishte shkarje kërkimi i një minutë heshtje nga ana e Deharit, Bajraktari tha se është.
“Është devijim nga mandati i atij që ka, sepse në vazhdimësi ai po sillet sikur të ishte kryetari i Kuvendit, ndërsa nuk e ka atë rol”, tha Bajraktari.