Bajamet sjellin shumë dobi për shëndetin

Bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frytit të drurit të bajames.
Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina, transmeton “Zeri.info”.
Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit, veprojnë si antioksidues, përmirësojnë punën e aparatit tretës, etj.
Kjo frutë e thatë stimulon libidonë jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore.
Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre, atëherë pasioni do të jetë i garantuar. /ZËRI/