GRANDEMALL

Bajamet – plot me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë.

Kur e përmendim bajamen asnjëherë nuk mendojmë edhe për varietetin e egër të saj i cili është edhe më i shëndetshëm dhe më kurativ për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Përqendrimi i vlerave ushqyese te farat në përgjithësi është tepër e madhe pasi ato përmbajnë të gjithë elementët jetësore që e bëjnë farën të zhvillohet më pas në një pemë, ndaj ekspertët rekomandojnë që e nevojshme për trupin tonë është që të konsumojmë deri në tre bajame në ditë për të rriturit, ndërsa për të vegjlit do të mjaftonin edhe dy kokrra.

Uji Dea

Obeziteti dhe diabeti janë dy nga problemet shëndetësore që bajamja e egër i lufton ato në mënyrë të drejtë për drejtë. Fruti i bajames përmban shumë vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.

Sëmundje të tjera që bajamja lufton janë ato të zemrës, kontrollon dhe stabilizon kolesterolin e keq në gjak, vitamina E që përmban është një antioksidant i shkëlqyer, lufton fortë arteriosklerozën, Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe gjithashtu thuhet se zgjat jetën tek njerëzit.

Kockat dhe dhëmbët janë organe të tjera që përfitojnë vlera të jashtëzakonshme prej bajames dhe meqenëse nuk përmbajnë fare sheqer ato ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.