UBT

Bajamet, mike të mëlçisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 për qind.

Të dhënat e një studimi të fundit, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq.

Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.

Grupi i parë i pacientëve që morrën pjesë në studim konsumoi 43 gramë bajame në ditë. Kjo është e barazvlefshme me një grusht me arrorë.

Ndërkohë që grupi i dytë konsumoi një ëmbëlsirë me banana.

Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim.

UBT

Studimi nxorri në pah që pjesëmarrësit që kishin konsumuar bajame përjetuan një rritje prej 19 përqind të kolesterolit të mirë.

Pjesëmarrësit me një peshë normale përjetuan aftësi të shtuara të organizmit për të transportuar kolesterolin e tepërt në mëlçi me 6.4 përqind.

Bajamet janë të pasura me magnez dhe kalium që luftojnë kontraktimet dhe tepricën e lëngjeve. Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me fibër dhe proteinë.

10 bajame kanë 100 kalori.

Kur lëshohet në gjak, kolesteroli i mirë është në sasi të imëta. Por gjatë periudhës së akumulimit të pjesëzave nga çdo qelizë dhe ind kolesteroli rritet.

Më pas merr një formë sferike përpara depozitimit në mëlçi ku shpërbëhet plotësisht.

Përgjatë këtij rrugëtimi pjesëzat e kolesterolit të mirë rriten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.