Uji Dea

Bahtiri premton fabrikë të këpurdhave në Kamenicë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Udhëheqësi i Kompanisë lidere në Evropë në sektorin e këpurdhave Agim Bahtiri, qëndroi në Kamenicë në angazhimin e tij për finalizimin e punëve për fillimin e ndërtimit të fabrikës për prodhimin e këpurdhave ekzotike.

Ai në një bisedë për Radio “Premiera” tregon se është me prejardhje nga Mitrovica ndërsa me kompaninë e tij punon tash e 22 vite në Holandë.

“Biznesin që e zhvilloj atje, përbëhet prej dy kompanive GreenMoushrom Farm dhe Mitro Fresh, ku produkti kryesor i tyre është këpurdha me 75 përqind dhe të tjerë artikuj pemë e perime me 25 përqind.” tregon Agim Bahtiri.

Ai me pastaj foli edhe për investimet në Kamenicë. “Investimet e mia vijnë në Kamenicë për arsye se kompania të cilën e menaxhoj unë ka import nga Korea e Jugut dhe Japonia dhe për shkak se transporti i cili bëhet bëhet nga këto vende zgjatë një muaj dhe kam problem me kualitet për supermarketet e ndryshme. Dhe jemi përcaktuar që t’i themelojmë disa kompani në Evropë, duke përfshirë pesë artikuj më të rëndësishëm jetësor, përkatësisht një këpurdhë që është më e përshtatshmja këtu. Unë jam i vetmi për Evropë që e kam licencën për këtë lloj këpurdhe dhe kam filluar ta plasoj që prej 15 vitesh.” tha Bahtiri i cili është poashtu partner i Kompanisë FUNGO SH.P.K nga Kamenica.

UBT

Sipas Agim Bahtirit janë dy momente përcaktuese që ky projekt milionësh të bëhet në Kosovë dhe pas kësaj që të implementohet pikërisht në Kamenicë. “Ky projekt, të cilin e kam sjell në Kamenicë ka qenë i përcaktuar të bëhet në Gjermani dhe Holandë dhe pas ardhjes së ministres Kusari-Lila në Odën Ekonomike të Holandës, më ka kërkuar që të pezullohet ky projekt dhe të sillet në Kosovë. Vlera e këtij projekti që bëhet në Kamenicë, fillon me 6.5 milionë euro dhe mbaron me 12 milionë euro.

Në këtë projekt janë përfshirë partnerë nga Korea e Jugut dhe Japonia. Shkaku direkt i ardhjes sime në Kamenicë është Behgjet Pacolli, të cilin e kam njohur qysh moti në Azi. Ai më ka shtyrë që veproj aty ku ka dëshiruar ai. Kamenica ka qenë preferencë e tij dhe unë jam përcaktuar në Kamenicë.” tha Bahtiri.

Fabrika do të filloj së ndërtuari në Ruboc të Kamenicës gjatë javëve të ardhme pasi që tashmë janë përfunduar procedurat pronësore, është përzgjedh kompania që do ta bëjë ndërtimin në një afat shumë të shpejtë dhe për fillim do të hapen 175 vende të punës ndërsa në tri vitet e ardhshme do të bëhen mbi 300 vende pune.

Agim Bahtiri thotë se projekti i tij nuk është i funduit në Kamenicë, sepse ka edhe projekte të tjera të mëdha që do të vijnë këtu. “I kërkoi të gjithë biznesit brenda dhe jashtë vendit, t’i ndihmojë këtij populli shumë të vuajtur. Është moment i duhur që të shkëputet nga rrenat dhe dallaveret, por ti bashkëngjiten njeriut më të fuqishëm të biznesit ballkanik, Behgjet Pacollit. Ky kishte me qenë mesazhi im kryesor.” tha biznesmeni Agim Bahtiri./rajonipress/