ARKATANA

Bahri Goga sot do të mbushte 70 vite, familja me dedikim prekës për doajenin e shëndetësisë kosovare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot me 10 qershor do të duhej të festonim ditëlindjen tënde të 70-të e të gëzoheshim e gjithë familja ashtu së bashku. Të kemi humbur vetëm fizikisht sepse për mua si bashkëshorte, për djemtë, vajzat, nipat e rejat e tërë farefisin, që të kanë njohur e dashur, do të mbetesh përherë në kujtimet tona të thella, si një kryefamiljar i dashur e i sinqertë, si një prind e gjysh i kujdesshëm dhe i respektuar thuhet në reagimin e familjes.

Postimi i plotë i Miradije Goga:
Ikja jote na ka lënë zbrastësira të shumta në familje, por jemi shumë krenar që edhe pas vdekjes emri yt përmendet gjithkund, në institucione shëndetësore, përherë miq e koleg tuaj e përkujtojnë rolin dhe kontributin tendë të pamohueshëm në shëndetësinë kosovare dhe atë ferizajase.

Sot kur do të duhej të ishim bashke si një sofër e madhe, na mbetet kujtimi dhe dëshira jote e madhe për të edukuar e shkolluar fëmijët. Me shumë sakrifica ia dole dhe ia dolëm të kemi katër mjek në familje, secili më i zoti se tjetri.

Pusho i qetë Bahri Goga, emblema e familjes, e ne do të kujtojmë gjithmonë në çdo ditëlindje e ditë vdekje me respektin përulës për figurën tënde madhore.
Ndryshe, Bahri Goga ky emër emblematik për shëndetësinë kosovare, ky emër po ashtu plotë humanizëm, vullnet, e shumë përgjegjësi për veprat e mira që ka lënë pas, është ndarë vetëm fizikisht në janar të vitit 2024.

Mobi Casa

Bahri Goga u nda vetëm fizikisht nga kjo botë sepse për të dhe shëmbëlltyrën e tij do të flasin breza e breza.

Jetoj ndershmërisht me shumë motiv për të ndihmuar e përkrahur gjeneratat e reja. Një prind dhe kryefamiljar i mrekullueshëm, një mjek sa profesionist aq edhe human dhe ndër të parët në Kosovë në fushën e neuropsikiatrisë.

“Ai ishte fisnik në profesionin e tij, shpirt human e solidar i pashoq, shëmbëlltyrë e përkushtimit profesional, kujtim e vepër kjo që do të mbetet e pashlyeshme ndër breza të ferizajasve” ksihte deklaruar Agim Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.