United Hospital

Baftjari: Sot më provokoi “telalli” i SHIK-ut

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot isha cak i një provokimi të “telallit” të SHIK-ut i cili njihet fare mirë në Gjilan, e ku sot për qëllime të tija të ulëta tentoi të më provokoj, por fatmirësisht unë e njohë Riadin fortë mirë ngase jemi nga i njëjti fshat dhe nuk jam njeri që bie në provokimet e tija ka thënë Isuf Baftjari në reagimin e tij.

Pas një lajmi të botuar në njërin nga portalet lokale të Gjilanit se kinse unë Isuf Baftjari kam kërcënuar Riad Rashitin e PDK-së, ne me qëllim të zbardhjes së këtij rasti për opinionin deklaroj: Unë jam zyrtar përgjegjës për siguri në komunë dhe konform kësaj kam kujdes në ruajtjen e pronës së komunës dhe si i tillë jam i thirrur të respektoj ç`do urdhëresë që ka të bëjë si për parkingjet po ashtu dhe mbajtjen e rendit brenda objektit ku punoj.

Sot isha cak i një provokimi të “telallit” të SHIK-ut i cili njihet fare mirë në Gjilan, e ku sot për qëllime të tija të ulëta tentoi të më provokoj, por fatmirësisht unë e njohë Riadin fortë mirë ngase jemi nga i njëjti fshat dhe nuk jam njeri që bie në provokimet e tija ka thënë Isuf Baftjari në reagimin e tij.

Për Riadin s`dua të flas ngase ja njohë edhe rrënjët si dhe miqësitë e tija të më hershme me ish pushtetin serb e që sot i stimuluar nga ata miq të tij tenton të destabilizoj institucionet tona.

Unë me qëllim të informimit të drejtë të opinionit ju njoftoj se për pos një kërkesë për respektim të rendit në parking asgjë tjetër s`kam pasur me Riadin, por ai si Riad që është ç`do herë mundohet të nxjerrë qime në gjalp.

United Hospital

Por edhe këtë tendencë të tij e kuptoj ngase sot Riadit ju ka ndalur siç thotë populli tagjia ngase ne sot i kemi të freskëta keqpërdorimet e Riadit të bëra gjatë kohës sa ishte në pushtet (Riad ti e di punën e barnatores bujqësore si dhe rruga Malishevë-Vërbicë etj.etj.).

Gjithashtu ja përkujtoj Riadit se unë për 5 vite kam punuar në Komunë dhe atë i pranuar me konkurs të rregullt, ndërsa me ardhjen tuaj në pushtet mua pa të drejtë më keni larguar nga puna duke mos respektuar asnjë vendim të institucioneve të cilat në formë të prerë ma kanë njohur të drejtën e kthimit në vendin e punës si: Gjykata, KPM-ja.

Ty të kuptoj që kjo të dhemb që unë jam kthyer në vendin tim të punës, por unë të siguroj që do të vazhdoj të punoj dhe me ndershmëri ti kryej detyrat e mia të besuara.

Ty të dhemb humbja e pushtetit si dhe copëtimi që i është bërë partisë tënde të vogël, andaj duke mos mundur ta përballosh këtë kam frikë që do përfundosh në Shtime, ngase të ka mundur depresioni!

Ndërsa për hire të opinionit unë me përgjegjësi deklaroj se sot Riadi po bën jetë paralele si strukture e SHIK-ut duke tentuar të hetoj dhe frikësoj qytetarët tan e për çka ju kisha bërë thirrje institucioneve të shtetit të merren më shumë me këtë matrapaz ngase e tërë puna e tij ilegale dyshoj që bazë ka shërbimin ndaj armiqve të vendit tonë thuhet në reagimin e Isuf Baftjarit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.