FITORJA

Baftiu: Gjendja në shëndetësi e rëndë, mungon edhe pambuku e injeksioni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shëndetësinë gjilanase ka shumë parregullsi, ka thënë këtë të enjten Besa Baftiu, nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, jeta e qytetarëve po rëndohet e shëndeti i tyre nuk është as preokupim e as prioritet i udhëheqjes lokale.

“Në shëndetësi mungon edhe pambuku për injeksion. As viti 2015 nuk do të jetë në favor të shëndetit, ngase përkundër kësaj gjendje të rëndë më 2015 janë planifikuar rreth 40 përqind mjete më pak në shëndetësi dhe rreth 25 përqind për mallra e shërbime” tha Baftiu.

Kjo drejtori po funksionon me ushtrues detyre, andaj edhe ka mungesa në punë, sikurse që ka mjekë me shkollë, por që janë të papunë. Sipas saj, ka edhe ambulanca që janë të mbyllura, ka fshatra të mëdha pa mjekë, kurse edhe dezinsektimi, deratizimi dhe dezinfektimi dështoi dhe është hera e parë që kjo në Gjilan nuk është bërë.

UBT

Sipas saj edhe në Spitalin Rajonal në Gjilan gjendje është e keqe. “I vetmi investim që është bërë aty ka qenë hapja edhe e një lokali në qendrën spitalore hapja e një kafiterie dhe po investohet vetëm aty ku përfitojnë individët”, ka thënë doktoresha Besa Baftiu.

“Vetëvendosje është kundër shuarjes së drejtorisë së Shëndetësisë dhe se ajo duhet të ekzistojë edhe në të ardhmen. Se sa është e rëndësishme shëndetësia në Kosovë më së miri dëshmon e dhëna se subjektet fituese asnjëherë nuk e morën ministrinë, por atë gjithmonë ua lanë partnerëve të koalicionit”, tha Baftiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.