KKVITI

Bac, lamtumirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Të qara fëmijësh të cilët nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë po ndodh, britma nënash të cilat mundohen t’i mbrojnë të vegjlit e tyre, teksa shtyhen për një vend në autobusin i cili dërgon përmes Beogradit drejt kampeve të Hungarisë, e vaj baballarësh të cilët teksa ia kthejnë shpinën Kosovës, tradhtohen nga emocionet, janë pamjet nga stacioni.

Uji Dea

Zyrtarët e stacionit të autobusëve të Prishtinës tregojnë se çdo natë nga 10 autobusë përplot me kosovarë po ikin drejt Hungarisë, përmes linjës Prishtinë-Beograd. Nga një kalkulim i thjeshtë del se mbi 30 mijë azilkërkues për dy muaj kanë lëshuar Kosovën, pa llogaritur ata që ikin përmes Luginës së Preshevës, shkruan “Zëri”.