KKVITI

Babë e bir shqiptarë, 37 vjet burg për vrasjen e dyfishtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një shqiptar me babanë e tij në vitin 2012 kanë vrarë me armë zjarri miqtë e deriatëhershëm familjarë po ashtu babë e bir para shtëpisë së tyre. Gjykata në Oensingen, afër 3 vite më vone ka shpallur fajtorë për vrasje të rëndë të dy të akuzuarit Bekim B. dhe babanë e tij për vrasjen e Hysen B dhe Përparim B.

Bekim B. është dënuar me 20 vjet ndërsa babai i tij me 17 vjet burg.

Trupi gjykues ka konstatuar se më 5 korrik 2012 në Oensingen (Solothurn) në sheshin para shtëpisë ku banonin viktimat është kryer një ekzekutim i vërtetë. Përparim B. ishte në shtëpi kur Bekim B., vëllai i gruas së tij, Shqipes i kishte telefonuar duke e kërcënuar me fjalët: “Nuk do të jetosh gjatë”.

HW

Më vonë rreth orës 22.45 Bekim B. me të atin vijnë para shtëpisë së miqve të tyre. Ata duan ta marrin me vete Shqipen pasi që, sipas tre ajo është keqtrajtuar nga familja. Aty përshkallëzon konflikti dhe dorasit e qëllojnë së pari në zemër Hysenin e pastaj Përparimin. Të dytë vdesin nga plagët e marra.

Bekimi dhe babai i tij ikin nga vendi i krimit dhe pastaj paraqiten vetë në polici.

Bekimi ka pranuar para trupit gjykues se ka qëlluar mbi viktimat me një pushkë automatike dhe me një revole. Ndërsa babai ka hedhur poshtë akuzën, për çka është pajtuar edhe i biri. Por trupi gjykues nuk u ka besuar dhe është mbështetur në faktet objektive. E sipas tyre rezulton se ka qenë babai ai që ka shtënë me revole ndërsa i biri, me pushkë automatike. Aty ka ndodhur një masakër, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Dy viktimat janë ekzekutuar në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Kryefamiljari me atë rast është vrarë nga gjashtë plumba të automatikut dhe tre të revoles./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.