Babë e bir rrahin një gjilanas, nxjerrin “hak”

Gjilan – Në rrugën e “Kamenicës”, në Gjilan dy të dyshuar shqiptarë kishin rrahur viktimën mashkull shqiptar. Arsyeja e rrahjes së viktimës ishte për shkak se viktima kohë më parë e kishte rrahur njërin nga të dyshuarit njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë të dy të dyshuarit janë baba dhe bir. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/