Babai shkeli të birin me traktor

Babai ka shtypur me traktor (zetor) djalin e tij 8-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së dielës në fshatin Gruemirë në Shkodër.
Arlind Reçi, 8 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme nga përplasja me zetorin që drejtohej nga i ati i tij, Sherifi, transmeton BalkanWeb.
Gjithshka ka ndodhur nga pakujdesia kur fëmija ka dalë me të shpejtë dhe ka qëndruar pas mjetit vetëm pak metra larg shtëpisë.